Regjistrimi i Lindjes, marteses, vdekjes

Regjistrimi i Lindjes

Femijët e lindur në Britaninë e Madhe ose Republikën e Irlandës nga të paktën një prind shqiptar kanë të drejtë të regjistrohen si qytetarë shqiptarë pranë Zyrave të Gjendjeve Civile në Shqipëri.

Dokumentacioni i nevojshëm është çertifikata e plotë e lindjes e të miturit, e cila mban emrat e prindërve, e legalizuar me vulen APOSTILLE (e lidhur me link me paragrafin per legalizimin). Kjo çertifikatë përkthehet në shqip pranë Ambasadës së Shqipërisë në Londër dhe më pas depozitohet në zyrën e gjendjes civile përkatëse.

PRINDËR!

Lutemi mos neglizhoni:

Regjistrimi si shtetas shqiptar është një e drejtë e fëmijës Tuaj dhe detyrim për Ju!

Regjistrimi i martesës

Regjistrimi në Shqipëri i martesës së celebruar në Mbretërinë e Bashkuar ose Republikën e Irlandës mund të bëhet duke legalizuar certifikatën e martesës me vulën “APOSTILLE”  nga zyra e legalizimeve e Ministrisë së Jashtme britanike ose irlandeze, sipas rastit. Kjo certifikatë mund të përkthehet në shqip në Ambasadë dhe më pas duhet të depozitohet për regjistrim në zyrën e gjendjes civile në Shqipëri në të cilën është i regjistruar shtetasi shqiptar.

Vdekjet

Në rast vdekjeje të një shtetasi shqiptar në Britaninë e Madhe ose në Republikën e Irlandës, me kërkesën e familjarëve, (direkt apo nëpërmjet agjencisë funerale) punonjësi konsullor lëshon lejen për transportimin në Shqipëri, të trupit të shtetasit të vdekur. Leja për transportimin e trupit lëshohet mbi bazën e paraqitjes së aktit të vdekjes dhe dokumenteve të tjera shoqëruese të lëshuara nga autoritetet vendase dhe/ose agjensia funerale.

Çertifikata e vdekjes duhet të jetë e legalizuar me vulë APOSTILLE (e lidhur me link me paragrafin per legalizimin). Kjo bën të mundur çregjistrimin e shtetasit të vdekur nga regjistri i gjendjes civile në Shqipëri, në të cilin ai figuron i regjistruar.

Ambassador Mal Berisha

Ambassador Mal Berisha

To contact the Albanian Embassy
for emergency cases only please call:
07518662630
(17.00-09:00 and during weekends)