




Orari Konsullor eshte
Nga e Hena deri te Premten
09:00-
14:00-
LUTEMI RRESPEKTIMIN E KËTIJ ORARI SI DHE TË RREGULLAVE TË SIPRËPËRMENDURA NË MËNYRË QË SHËRBIMI NDAJ JUSH TË JETË SA MË KORREKT I EFEKTSHËM DHE PA VONESA
JU FALEMINDERIT
Opening hours for Consular Services
Monday -
09:00-
14:00-
Please respect this time table to recieve a quick, correct and efficient service without delays.
THANK YOU



Të dashur bashkëatdhetarë,
Lutemi gjeni te renditura më poshtë të gjitha shërbimet që mund t’ju ofrojë Zyra Konsullore e Ambasadës Shqiptare dhe orarin zyrtar të pritjes për këto çështje.
Shërbimet:
A
1. Legalizim i dokumentacionit britanik (çertifikata lindjeje, martese, vdekjeje);
2. Legalizim i dokumentacionit të përfaqësive të tjera diplomatike në Londër; (Të gjitha llojet e dokumenteve të legalizuara më parë nga përfaqësitë e tjera diplomatike në Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën e Irlandës)
3. Legalizim të çertifikatave shqiptare të lindjeve, martesave dhe vdekjeve (këto dokumente duhet të jenë vulosur më parë nga prefekturat përkatëse në Shqipëri.
Shënim: Sipas legjislacionit shqiptar, çdo martesë, lindje fëmije apo ndryshim statusi i shtetasit shqiptarë që aktualisht jetojnë në Britaninë e Madhe dhe Republikën e Irlandës duhet të rregjistrohen në Shqipëri brenda tre muajve nga data e kryerjes së formaliteteve përpara autoriteteve britanike.
4. Prokura të posaçme dhe deklarata personale:
A. Autorizim për tërheqjen e pensionit
B. Autorizim për veprime në bankë në Shqipëri
C. Deklarata personale
Për prokurat e sipërpërmendura duhet që përpara ardhjes në Ambasadë të plotësohet një formular që gjendet në Faqen e Ambasadës Shqiptare (Aplikimi për Prokurë) dhe të sillet një nga dokumentet e identifikimit të renditura më poshtë:
· Karte biometrike identifikimi
· Pasaportë të vjetër;
· Çertifikatë Lindjeje me fotografi;
· Letërnjoftimi;
· Patentë Shqiptare;
· Kartë votuesi.
5. Martesa në Ambasadë
Martesat në Ambasadë bëhen vetëm atëherë kur aplikantët janë në Britani dhe u lejohet qëndrimi sipas ligjeve të emigracionit britanik. Informacioni në lidhje me dokumentacionin për martesë në Ambasadën Shqiptare gjendet në faqen e Ambasadës Shqiptare.
6. Lëshim vizash
Lëshimi i vizave bëhet konform praktikave të publikuara në faqen tonë të internetit, sipas ligjeve dhe rregullave në fuqi të Shtetit Shqiptar. Kontaktimi me Ambasadën mund të jetë i domosdoshëm përpara aplikimit për t’u informuar për ndryshime të mundshme.
Për personat që jetojnë larg përfaqësisë sonë në Londër do të ofrohet shërbimi postar për dokumentacionin e mëposhtëm.
a. Legalizim dhe përkthim i çertifikatave shqiptare të vulosura më parë në prefekturat përkatëse në Shqipëri.
b. Vërtetime për pasaportat e reja shqiptare (ky dokument kërkohet nga autoritetet britanike përpara se të merret viza përkatëse nga Home Office.
c. Noterizim i fotokopjeve të dokumenteve shqiptare (Shënim: Për këtë shërbim dokumenti origjinal duhet të përfshihet në dokumentacionin që do të sillet në Ambasadë)
Për të gjitha këto shërbime në rrugë postare duhet të sillet në Ambasadë dokumenti përkatës në origjinal sëbashku me një kërkesë me shkrim për shërbimin që kërkohet; pagesa me cek postar (kontaktoni ambasaden) si dhe një zarf të parapaguar që të bëhet dërgesa e dokumentacionit mbrapsht, ku të jetë shkruar adresa e marrësit.
Nisur nga sa më lartë dhe ekzigjencat e cilësisë më të shpejtë të shërbimit, por edhe sepse një pjesë e nevojshme kohe i duhet zyrës konsullore për të përpunuar dokumentacionin.
Tarifat për shërbimet konsullore rregullohen në mbështetje të neneve 78, 83 pika 1 dhe 155 te Kushtetutës, të nenit 11 në Ligjin nr. 9975, datë 28.7.2008 “Për taksat kombëtare” si dhe të Udhëzimit të Ministrit të Financave, Ministrit të Punëve të Jashtme dhe Ministrit të Brendshëm nr. 38 datë 21.11.2008, (shtojca nr. 1) “Për përcaktimin e tarifës për shërbimet konsullore të Ministrisë së Punëve të Jashtme apo ambasadave tona jashtë vendit dhe tarifa për lëshimin e pasaportave të udhëtimit” .
I. Tarifat për lëshimin e dokumenteve të udhëtimit:
1. Lejekalimi lëshuar nga përfaqësitë 30 Euro
II. Tarifat për lëshimin, verifikimin dhe legalizimin e dokumenteve:
1. Çertifikatë e çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë për
shtetasit shqiptarë 30 Euro
2. Çertifikatë e çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë
për shtetasit e huaj Reciprocitet
3. Vërtetim i çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë
për shtetasit shqiptarë 30 Euro
4. Vërtetim i çdo lloji lëshuar nga përfaqësitë
për shtetasit e huaj Reciprocitet
5. Verifikimi i dokumentit nga përfaqësitë
për shtetasit shqiptarë 10 Euro
6. Legalizimi i dokumentit nga përfaqësitë
për shtetasit shqiptarë 20 Euro
7. Legalizimi i dokumentit për shtetasit e huaj Reciprocitet
III. Tarifat për lëshimin dhe përpilimin e akteve të tjera noteriale
dhe përkthimin e dokumenteve nga përfaqësitë.
1. Përpilimi i deklaratave, autorizimeve, testamenteve, garancive
Dhe prokurave të posaçme 20 Euro/faqe
2. Vërtetimi i dublikatave dhe kopjeve 20 Euro/faqe
3. Përkthimi i dokumenteve 10 Euro/faqe
Tarifa mund të arkëtohet edhe në dollarë ose në monedhën e
vendit, duke pasur parasysh kursin e këmbimitnë momentin
e kryerjes së veprimeve.
Cervices offered by the Consular Service of the
Albanian Embassy
Albania is represented by a Consular Section at the Albanian Embassy in UK, covering UK and the Republic of Ireland.
The Consular Section provides the following services for the Albanian nationals in UK:
Draws up authorization documents, special attorneys, personal declarations; offers helps and advises on how to get a new Albanian passport, issues temporary travel documents, translates / legalizes birth, death and marriage certificates It also assists the Albanian nationals on different matters of their every day life.
Albanian citizens legally residing in UK can get married at our Embassy (please contact the Embassy to know more about marriages)