wpe463394b.gif
wpf0e5c200.png
wp5b0f4f79.png
wpb9e6781c.png
wp6886be91.png
wp03dc6c1c.png
wpbb357867.png
wp5e35e152.png
wp10154fb5.png
wp64f43a7d.png
wp446dd677.png
wp62852162.png
wp08142e16.png
wpeac5cf8c.png
wp6ce944c4.png
wp89faa5b7.png
wp1f5e1a4d.png
wp761555f1.png
wp61d32201.png

10 Nentor 2007 Ambasadori Z. Zef Mazi takohet me një grup të rinjsh shqiptarë që punojnë në City

 

Ambasadori ynë z. Zef Mazi u takua të shtunën në mbrëmje më 10 Nëndor 2007 në ambjentet e Ambasadës me një grup të rinjsh që punojnë në institucione financiare në City.

 

Kjo mbrëmje, e cila ishte konceptuar në formën e një pritje jo formale mblodhi rreth 15 të rinj shqiptarë, të cilët prej disa vitesh punojnë nëpër institucione të ndryshme Bankare në City në pozicione prestigjoze.

 

Në fjalën e tij të rastit Ambasadori Mazi, i falenderoi të pranishmit për gadishmërinë dhe predispozitën për të organizuar një takim të tillë dhe shprehu kënaqësinë dhe vlerësimin e tij për faktin se janë mjaft të rinj shqiptarë që punojnë në tregun bankar ndër më prestigjozët në botë.

 

Qëllimi i këtij takimi tha ambasador Mazi ishte thjesht njohje me këtë grup të rinjsh të cilët me vullnetin dhe aftësitë e tyre profesionale kanë arritur në poste drejtuese të institucioneve financiare në Londër. Ai, gjithashtu, shprehu kënaqësinë dhe gadishmërinë e tij dhe të Ambasadës që të mbështesë dhe të bashkëpunojë me ta në të ardhmen.

 

Më pas pritja kaloi në një atmosferë të këndëshme me diskutime per tema të ndryshme sociale.

 

Në përfundim të pritjes u ra dakord që takime të tilla të zhvillohen edhe në të ardhmen.

 

Ambasada.

 

28 Nëntor 2007

 

AKTIVITETET PER FESTEN KOMBETARE TE ORGANIZUARA NGA SHOQATAT SHQIPTARE

 

Të premten më datë 24 Nëntor, Bashkesia Faik Konica organizoi në Haverstock School, Chalk Farm, Londër, një aktivitet festiv me rastin e 95 Vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, e cila u hap nën tingujt e bukur të Hymnit Kombëtar.

 

Qindra të pranishëm gëzuan në një atmosferë festive në ambjente, të cilat ishin dekoruar dhe zbukuruar me Flamujt e Shqipërisë dhe të Britanisë së Madhe.

 

Fëmijët dhe të rinjtë me veshje karakteristike popullore shqiptare i dhanë ngjyra të bukura kombëtare këtij aktivititeti për rreth 2 orë nëpërmjet valleve, recitimeve dhe këngëve të mësuara nëpër klasat shqipe të organizuara nga Bashkësia Faik Konica..

 

Në këtë aktivitet të madh festiv, nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe përfaqësues nga shoqata të tjera shqiptare që ushtrojnë aktivitetin në Britaninë e Madhe,  si Shoqata "Peja", Shoqata e Shqiptarëve në Hounslow të Londrës, Shoqata "Miqtë e Sir Norman Wisdomit", përfaqësues të pushtetit lokal si dhe mjaft bashkëatdhetarë që jetojnë e punojnë në Britaninë e Madhe.

 

***

 

Shoqata Shpresa Program, organizoi më të Shtunën më 24 Nëntor, në zonën e East Ham, Londër, një aktivitet festiv me rastin e 95 Vjetorit të Pavarësisë.

 

Në këtë aktivitet merrnin pjesë prindër dhe femije, te rinj e te reja nga komuniteti shqiptar si dhe mjaft nxenes te shkollave shqipe te kesaj Shoqate.

 

Gjithasthtu, nderuan me pjesëmarrjen e tyre deputeti i zones dhe anëtarë nga pushteti lokal i East Ham-it.

 

Mbremja kaloi ne nje atmosfere te gezueshme, me kenge dhe valle folklorike nga treva te ndryshme te Shqipërisë dhe Kosoves të interpretuara bukur nga fëmijët dhe të rinjtë shqiptarë me kostume popullore.

 

 

***

 

Me daten 25 Nentor 2007, shoqatat “Ardhmeria”, “Dituria”, “Skenderbeu”, “Edith Durham”, “Centre for Albanian Studies”, “Kosovo Islamic Centre”, “Sfida”, “School of Economics Students Union Albanian Society” dhe “Albania Association for Mental Health”, u mblodhen ne ambientet e Kishes Katolike, ne Pimlico, Londer, per te festuar se bashku 95 Vjetorin e Pavaresise.

 

Pas ekzekutimit të Hymnit Kombëtar dhe pershendetjeve te rastit, u organizua edhe nje koncert festiv, me prani masive te femijeve shqiptarë qe vazhdojne shkollat shqipe ne Londer. Ne nje sfond te zbukuruar nga flamuret kuq e zi, pervec kengeve dhe valleve te interpretuara, binte ne sy edhe veshja e tyre me kostumet kombetare nga treva te ndryshme.

 

Ne kete veprimtari, nderuan me praninë e tyre edhe perfaqesues nga autoritetet lokale te atyre zonave ku keto shoqata ushtrojne veprimtarine e tyre.

 

 

 

 

***

 

Të dielën më 25 Nëntor, Fondacioni i Shqiptarëve Etnik të Midlandit (MEAF), organizoi një aktivitet kulturor në Birmingham me rastin e 95 vjetorit të Festës Kombëtare.

 

Megjithëse larg Londrës, Fondacioni MEAF për të nëntin vit me rradhë, jep një kontribut të çmuar për të sjellur tek bashkëatdhetarët tanë që jetojnë në Birmingham dhe zonat përreth ngjyrat, kulturën dhe traditat e bukura shqiptare.

 

Nën këtë moto, drejtuesit e Fondacionit MEAF edhe këtë herë organizuan një aktivitet me program të larmishëm kulturor ku ishin të ftuar përfaqësues të Shoqatës Skënderbeu, përfaqësues të pushtetit lokal dhe me mjaft bashkëatdhetarë që jetojnë dhe punojnë në Birmingham.

 

Për kënaqësinë e të pranishmëve, Fondacioni MEAF ftoi edhe një grup artistësh dhe këngëtarësh të njohur shkodranë, të cilët, për rreth dy orë krijuan një atmosferë tepër të bukur festive me këngë, valle dhe humorin karakteristik shkodran.

 

 

Në të gjitha këto aktivitete moren pejsë përfaqësues nga Ambasada Shqiptare, të cilët nëpërshëndetjet e tyre përgësuan organizimin e këtyre aktiviteteve dhe transmetuan fjalën përshëndetëse të Ambasadorit tonë në Britaninë e Madhe dhe Republikën e Irlandës z. Zef Mazi.