wpe463394b.gif
wpbcf92b61.png
wp5b0f4f79.png
wpd3e15e3c.png
wp028198b1.png
wp455b5e6a.png
wp810cb980.png
wp456cf33a.png
wp761555f1.png
wp21f78b6d.png
wp482f6ed8.png
wp1f417a0e.png
wp75aa3841.png
wp53d3c4de.png

Albania is represented by  a Consular Section at the Albanian Embassy in UK, covering UK and the Republic of Ireland.

The Consular Section provides the following services for the Albanian nationals  in  UK:

Draws up authorization documents, special attorneys, personal declarations; offers helps and advises on how to get a new Albanian passport, issues  temporary travel documents, translates / legalizes birth, death and marriage certificates It also assists the Albanian nationals on different matters of their every day life.

Albanian citizens legally residing in UK can get married at our Embassy (please contact the  Embassy to  know more about marriages)

THE TIME TABLE FOR CONSULAR OFFICE IS

 

MON, TUE, THU, FRI - From 09:00 - 12:00

MON, TUE, THU, FRI - From 14:00 - 16:00

   (Collection of documents)

wpcf47881d.png
wpd0041fa5.png
wp47a42706.png
wp2b8aa743.png
wp3bfcd4f6.png

SHENIM:

 

Të dashur bashkëatdhetarë,

 

Në vijim të riorganizimit dhe rregullimit të veprimtarisë konsullore, si dhe për t’i shërbyer me efikasitet dhe profensionalizëm bashkëatdhetarëve dhe të tjerëve të interesuar për këtë shërbim, Ambasada Shqiptare në Londër, duke filluar nga data 15 Tetor 2007, do të operojë me një sistem të përcaktuar veprimesh dhe rregullash, sipas standarteve dhe praktikave aktuale të shërbimit konsullor.

 

Për këtë arsye lutemi gjeni te renditura më poshtë të gjitha shërbimet që mund t’ju ofrojë Zyra Konsullore e Ambasadës Shqiptare dhe orarin zyrtar të pritjes për këto çështje.

 

Shërbimet:

 

1. Legalizim i dokumentacionit britanik (çertifikata lindjeje, martese, vdekjeje);

2. Legalizim i dokumentacionit të përfaqësive të tjera diplomatike në Londër; (Të gjitha llojet e dokumenteve të legalizuara më parë nga përfaqësitë e tjera diplomatike në Mbretërinë e Bashkuar dhe Republikën e Irlandës)

3. Legalizim të çertifikatave shqiptare të lindjeve, martesave dhe vdekjeve (këto dokumente duhet të jenë vulosur më parë nga prefekturat përkatëse në Shqipëri.

 

(Tarifat e përcaktuara nga Ligji nr. 8977 datë 12.12.20002 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë” për dokumentet e sipërpërmendura është 20 Euro për çdo dokument (ne ekuivalence ne paund me check postar). Përjashtim bëjnë çertifikatat e vdekjes, shërbimi për të cilat ofrohet pa pagesë dhe në Ambasadë dhe, po kështu, mund të bëhet edhe përkthimi i saj)

 

Shënim: Sipas legjislacionit shqiptar, çdo martesë, lindje fëmije apo ndryshim statusi i shtetasit shqiptarë që aktualisht jetojnë në Britaninë e Madhe dhe Republikën e Irlandës duhet të rregjistrohen në Shqipëri brenda tre muajve nga data e kryerjes së formaliteteve përpara autoriteteve britanike.

 

4. Prokura të posaçme dhe deklarata personale:

A. Autorizim për nxjerrjen e pasaportës në Shqipër

B. Autorizim për tërheqjen e pensionit

C. Autorizim për veprime në bankë në Shqipëri

D. Deklarata personale

 

Tarifa sipas Ligjit nr. 8977 datë 12.12.20002 “Për sistemin e taksave në Republikën e Shqipërisë” për këto veprime është 20 Euro për çdo dokument. (ne ekuivalence ne paund me check postar)

 

Për prokurat e sipërpërmendura duhet që përpara ardhjes në Ambasadë të plotësohet një formular që gjendet në Faqen e Ambasadës Shqiptare (Aplikimi për Prokurë) dhe të sillet një nga dokumentet e identifikimit të renditura më poshtë:

· Pasaportë të vjetër;

· Çertifikatë Lindjeje me fotografi;

· Letërnjoftimi;

· Patentë Shqiptare;

· Kartë votuesi.

 

5. Martesa në Ambasadë

 

Martesat në Ambasadë bëhen vetëm atëherë kur aplikantët janë në Britani dhe u lejohet qëndrimi sipas ligjeve të emigracionit britanik.

Informacioni në lidhje me dokumentacionin për martesë në Ambasadën Shqiptare gjendet në faqen e Ambasadës Shqiptare.

 

6. Lëshim vizash

 

Lëshimi i vizave bëhet konform praktikave të publikuara në faqen tonë të internetit, sipas ligjeve dhe rregullave në fuqi të Shtetit Shqiptar. Kontaktimi me Ambasadën mund të jetë i domosdoshëm përpara aplikimit për t’u informuar për ndryshime të mundshme.

 

 

Për personat që jetojnë larg përfaqësisë sonë në Londër do të ofrohet shërbimi postar për dokumentacionin e mëposhtëm.

 

a. Legalizim dhe përkthim i çertifikatave shqiptare të vulosura më parë në prefekturat përkatëse në Shqipëri.

b. Vërtetime për pasaportat e reja shqiptare (ky dokument kërkohet nga autoritetet britanike përpara se të merret viza përkatëse nga Home Office.

c. Noterizim i fotokopjeve të dokumenteve shqiptare (Shënim: Për këtë shërbim dokumenti origjinal duhet të përfshihet në dokumentacionin që do të sillet në Ambasadë)

 

Për të gjitha këto shërbime në rrugë postare duhet të sillet në Ambasadë dokumenti përkatës në origjinal sëbashku me një kërkesë me shkrim për shërbimin që kërkohet; pagesa me cek postar (kontaktoni ambasaden) si dhe një zarf të parapaguar që të bëhet dërgesa e dokumentacionit mbrapsht, ku të jetë shkruar adresa e marrësit.

 

Nisur nga sa më lartë dhe ekzigjencat e cilësisë më të shpejtë të shërbimit, por edhe sepse një pjesë e nevojshme kohe i duhet zyrës konsullore për të përpunuar dokumentacionin, ORARI KONSULLOR ËSHTË:

 

Të Hënë, Të Martë, Të Ejnte, Të Premte.

09:00 - 12:00  Për paraqitjen e dokumentave dhe takime me qytetarët dhe të interesuarit do të jepet përgjigje në kohën e paraqitjes

ose

14:00 - 16:00  Për marrjen e dokumenteve të lëna gjatë orarit të paradites.

 

 

LUTEMI RRESPEKTIMIN E KËTIJ ORARI SI DHE TË RREGULLAVE TË SIPRËPËRMENDURA NË MËNYRË QË SHËRBIMI NDAJ JUSH TË JETË SA MË KORREKT I EFEKTSHËM DHE PA VONESA.

 

wp8673830a.png