Rrugët se si mund të pajiset shtetasi me pasaportë udhëtimi:
- Shtetasit shqiptarë, me banim jashtë shtetit, do të aplikojnë për pasaportë biometrike,
duke u paraqitur personalisht në mjediset e përcaktuara nga koncesionari për këtë
qëllim. Aktualisht këto mjedise ndodhen vetëm në Shqipëri, në mjediset
e Zyrave të Gjendjes Civile në Njësitë Bashkiake.
- Aplikimi i shtetasve nën moshën 16 vjeç për pasaportë biometrike, bëhet vetëm në
prezencë të paktën të njërit prej prindërve, të kujdestarit ligjor ose të
përfaqësuesit me prokurë të posaçme.
- Pajisja me pasaportë biometrike bëhet brenda 15 ditëve nga data e aplikimit.
- Pasaporta biometrike do të tërhiqet pranë Drejtorive/komisariateve të policisë
nga aplikanti, përfaqësuesi ligjor, përfaqësuesi me prokurë të
posaçme ose nga një pjestar i afërt i familjes (bashkëshorti/ja, prindi, fëmija).
Çfarë duhet të bëjnë shtetasit kur humbin ose duhet të zëvendësojnë pasaportën e
udhëtimit?
- Kur shtetasit shqiptarë humbin pasaportën, duhet që menjëherë të bëjnë denoncimin
në organet policore të vendit përkatës dhe të njoftojnë Përfaqësinë Diplomatike
ose Konsullore në vendin ku janë rezidentë.
- Në rastin kur ata ndodhen përkohësisht në Shqipëri, duhet të bëjnë denoncimin
në Komisariatin e Policisë pranë rajonit ku ka ndodhur humbja e pasaportës.
- Për t’u ripajisur me pasaportë, shtetasit që e kanë humbur atë duhet të veprojnë
njëlloj sikurse dhe shtetasit e tjerë që kërkojnë të pajisen nga e para me pasaportë,
duke shtuar këtu dhe depozitimin e dokumentit denoncues për humbjen e pasaportës
së parë.
- Po kështu veprohet edhe në rastin kur duhet të ripajisen me këtë dokument, duke
paraqitur një deklaratë me arsyet e kërkesës për ripajisje.